Ministria e Punëve të Brendshme njofton opinionin publik se nga e hëna, më 12.10.2026, sistemi i mbikëqyrjes së trafikut “Qyteti i Sigurt” do të fillojë të funksionojë edhe në rajonin e SPB Ohër.
Pas kontrolleve teknike dhe testimeve përfundimtare, kamerat e sistemit do të vihen në funksion në rrugët e këtij rajoni.
Me aktivizimin e sistemit do të mundësohet kontroll më i shtuar dhe i vazhdueshëm i trafikut, zbulim në kohë i shkeljeve të rregullave të komunikacionit, rritje e disiplinës në trafik dhe përmirësim i sigurisë rrugore.
Ministria e Punëve të Brendshme u bën apel të gjithë drejtuesve të automjeteve që t’i respektojnë me përpikëri rregullat dhe dispozitat e komunikacionit dhe, përmes sjelljes së përgjegjshme, të kontribuojnë në rritjen e sigurisë në trafik.

