Aleksandar Vuçiq, kandidat për kryeministër nga koalicioni i udhëhequr nga SNS-ja, premtoi rritje të pensioneve në Serbi gjatë një tubimi në Kragujevc.
Sipas tij, në janar pensioni mesatar do të arrijë në 520 euro, ndërsa synimi është që deri në fund të mandatit të kalojë 750 euro.
“Dua që pensionet të ndjekin rritjen e pagave. Jam i bindur se mund ta realizojmë këtë synim”, deklaroi Vuçiq.
Ai u bëri thirrje pensionistëve të mos ndikohen nga presionet politike, duke theksuar se vota e tyre përcakton edhe të ardhmen e brezave të rinj.
“Me votën tuaj mbroni dhe ruani të ardhmen e nipërve, mbesave dhe stërnipërve tuaj”, u shpreh ai.
Në tubim foli edhe ish-presidenti serb, Tomislav Nikoliq. Vuçiq komentoi gjithashtu zhvillimet politike gjatë një transmetimi në Instagram, ku kritikoi kundërshtarët dhe studentët që kanë organizuar bllokada.

