8 C
Tetovo
E martë, 13 Tetor, 2026
BallinaLajmeRajoniGani Geci dyshohet se kanosi Lirim Mehmetajn, Prokuroria jep detaje

Gani Geci dyshohet se kanosi Lirim Mehmetajn, Prokuroria jep detaje

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar ndalimin për 48 orë të Gani Gecit, nën dyshimin për kanosje ndaj gazetarit Lirim Mehmetaj.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, i dyshuari është ndaluar me urdhër të prokurorit kujdestar, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “Kanosja”, nga neni 181 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, raporton lajmi.net

Sipas dyshimeve fillestare, Geci dyshohet se e ka kanosur gazetarin Mehmetaj për shkak të ushtrimit të detyrës dhe profesionit të tij.

Komunikatë e plotë:

Prokuroria Themelore në Prishtinë ndalon të dyshuarin për kanosje ndaj gazetarit L.M
Prishtinë, 13 Tetor 2026 – Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, njofton opinionin publik se, me urdhër të Prokurorit kujdestar, është ndaluar për 48 orë një person me inicialet G.G., për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale ‘’Kanosja’’, nga neni 181 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Sipas dyshimeve fillestare, i dyshuari G.G., ka kanosur gazetarin L.M., për shkak të ushtrimit të detyrës dhe profesionit të tij.
Në kuadër të veprimeve hetimore, janë intervistuar i dëmtuari L.M., dhe i dyshuari G.G. me qëllim të grumbullimit dhe mbledhjes së informatave relevante lidhur me rastin. Gjithashtu, Prokurori i çështjes ka autorizuar Policinë e Kosovës për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore, me qëllim të zbardhjes së plotë të rrethanave dhe sigurimit të provave relevante për zhvillimin e procedurës së mëtejshme.
Prokuroria Themelore në Prishtinë mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e gazetarëve dhe garantimin e sigurisë së tyre, si dhe në respektimin e plotë të lirisë së shprehjes./Lajmi.net/

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments