Kryetari i Tetovës dhe bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami, ka bërë të ditur se po vazhdojnë me intensitet punimet për ndërtimin e stadiumit në Qendrën Sportive dhe të terreneve multifunksionale në Tetovë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kasami ka theksuar se çdo ditë po afrohet realizimi i synimit për krijimin e kushteve më të mira për sportistët, të rinjtë dhe të gjithë dashamirët e sportit.
“Po investojmë në sport, po krijojmë mundësi të reja dhe po ndërtojmë të ardhmen!”, ka shkruar Kasami.
Investimet në infrastrukturën sportive synojnë të krijojnë hapësira më moderne për zhvillimin e aktiviteteve sportive dhe për të rinjtë e Tetovës.

