8 C
Tetovo
E mërkurë, 14 Tetor, 2026
BallinaLajmeMaqedoniKasami publikon pamje nga punimet në stadiumin e Qendrës Sportive

Kasami publikon pamje nga punimet në stadiumin e Qendrës Sportive

Kryetari i Tetovës dhe bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami, ka bërë të ditur se po vazhdojnë me intensitet punimet për ndërtimin e stadiumit në Qendrën Sportive dhe të terreneve multifunksionale në Tetovë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kasami ka theksuar se çdo ditë po afrohet realizimi i synimit për krijimin e kushteve më të mira për sportistët, të rinjtë dhe të gjithë dashamirët e sportit.

“Po investojmë në sport, po krijojmë mundësi të reja dhe po ndërtojmë të ardhmen!”, ka shkruar Kasami.

Investimet në infrastrukturën sportive synojnë të krijojnë hapësira më moderne për zhvillimin e aktiviteteve sportive dhe për të rinjtë e Tetovës.

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments