8 C
Tetovo
E premte, 16 Tetor, 2026
BallinaLajmeMaqedoniKomuna e Çairit vendos shtylla mbrojtëse në trotuaret e Fushë Topanës, pengon...

Komuna e Çairit vendos shtylla mbrojtëse në trotuaret e Fushë Topanës, pengon parkimin e veturave!

Në lagjen Fushë Topanë, në rrugën “Metodija Mitevski”, janë vendosur shtylla metalike mbrojtëse përgjatë trotuareve, me qëllim parandalimin e parkimit dhe hyrjes së automjeteve në hapësirat e dedikuara për këmbësorët.

Sipas njoftimit të Komunës së Çairit, vendosja e shtyllave vjen pas ndërtimit të rrugës së re dhe rregullimit të trotuareve, duke synuar ruajtjen e infrastrukturës së përmirësuar dhe krijimin e kushteve më të sigurta për lëvizjen e këmbësorëve.

Me këtë ndërhyrje, komuna synon të sigurojë që trotuaret të mbeten të lira dhe të shfrytëzohen për qëllimin e tyre, duke parandaluar uzurpimin e tyre nga automjetet e parkuara.

Vendosja e shtyllave metalike është pjesë e masave për mbrojtjen e hapësirave publike dhe përmirësimin e sigurisë së këmbësorëve në këtë pjesë të qytetit.

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments