Sot, nënshkrova Marrëveshjen për Bashkëpunim dhe Shkëmbim të të Dhënave në Formë Elektronike me Kryetarin e Gjykatës Supreme, gjyqtarin Afrim Fidani, me qëllim të avancimit të bashkëpunimit ndërinstitucional përmes shkëmbimit elektronik të informacionit në platformën e ndërveprimit, si dhe forcimit të kapaciteteve institucionale.
Përmes kësaj Marrëveshjeje, riafirmuam përkushtimin e përbashkët për thellimin e bashkëpunimit shumëvjeçar, avancimin e standardeve profesionale dhe përmirësimin e efikasitetit institucional, në funksion të garantimit dhe realizimit sa më të mirë të të drejtave të qytetarëve.
Kjo Marrëveshje përbën një hap të rëndësishëm drejt digjitalizimit të proceseve, lehtësimit të punës së Drejtorisë dhe rritjes së efikasitetit në ushtrimin e përgjegjësive institucionale. Njëkohësisht, ajo kontribuon në mbrojtjen e interesit publik dhe në forcimin e transparencës dhe besimit të qytetarëve në institucione.
Bashkëpunimi ndërinstitucional, shkëmbimi i sigurt i të dhënave dhe modernizimi i proceseve administrative janë thelbësorë për ndërtimin e institucioneve më efikase, më të përgjegjshme dhe më të orientuara drejt qytetarit.

