8 C
Tetovo
E mërkurë, 21 Tetor, 2026
BallinaLajmeMaqedoni“Safe City” mbërrin në Maqedoninë Lindore: Po vendosen kamerat për regjistrimin e...

“Safe City” mbërrin në Maqedoninë Lindore: Po vendosen kamerat për regjistrimin e kundërvajtjeve në trafik

Në Strumicë po vendosen pajisjet për sistemin “Safe City”, i cili synon regjistrimin automatik të kundërvajtjeve në trafik dhe rritjen e sigurisë në rrugë.

Kamerat pritet të mundësojnë zbulimin e shkeljeve dhe ndëshkimin e pjesëmarrësve të papërgjegjshëm në trafik. Qëllimi është të reduktohet drejtimi i rrezikshëm i automjeteve dhe të nxitet respektimi më i madh i rregullave të trafikut.

Me vendosjen e pajisjeve, Strumica i bashkohet qyteteve ku po zbatohet ky sistem. Për momentin, nuk është bërë i ditur një datë se kur do të nisë zbatimi i tij dhe shqiptimi i gjobave.

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments