8 C
Tetovo
E mërkurë, 21 Tetor, 2026
BallinaLajmeMaqedoniMexhiti: Tetori Rozë na bashkon në luftën kundër kancerit të gjirit

Mexhiti: Tetori Rozë na bashkon në luftën kundër kancerit të gjirit

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka marrë pjesë në një aktivitet ndërgjegjësues për luftën kundër kancerit të gjirit, të organizuar në shkollën “Ismail Qemali”, me rastin e Tetorit Rozë.

Në kuadër të këtij aktiviteti, Mexhiti, së bashku me Dr. Ilir Ismailin, mësimdhënësit dhe nxënësit, diskutoi mbi rëndësinë e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, zbulimit të hershëm të sëmundjes dhe kontrolleve të rregullta shëndetësore.

Përmes një mesazhi publik, kryetari Mexhiti theksoi se lufta kundër kancerit të gjirit kërkon angazhim të vazhdueshëm të institucioneve dhe të gjithë shoqërisë, në mënyrë që informimi dhe parandalimi të bëhen pjesë e përditshmërisë së qytetarëve.

Ai bëri të ditur se Komuna e Çairit do të vazhdojë të mbështesë nisma të tilla, duke u angazhuar për rritjen e ndërgjegjësimit, promovimin e parandalimit dhe krijimin e kushteve për kontrolle të rregullta shëndetësore.

“Duam që ky mesazh të arrijë në çdo familje, sepse zbulimi i hershëm shpëton jetë”, është mesazhi i kryetarit të Çairit, Izet Mexhiti.

Aktiviteti në shkollën “Ismail Qemali” shërben si një thirrje për më shumë informim, kujdes dhe solidaritet në luftën kundër kancerit të gjirit, duke rikujtuar se kontrollet e rregullta dhe diagnostikimi i hershëm janë thelbësore për mbrojtjen e shëndetit dhe shpëtimin e jetëve.

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments