Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka inspektuar nga afër punimet që po zhvillohen në shkollën fillore „Migjeni“, duke theksuar përkushtimin e komunës për përmirësimin e kushteve në institucionet arsimore.
Përmes një njoftimi të publikuar në rrjetin social Facebook, Kasami ka bërë të ditur se investimet në shkolla do të vazhdojnë me qëllim krijimin e hapësirave më moderne dhe kushteve më dinjitoze për nxënësit.
Ai ka theksuar se arsimi mbetet një nga prioritetet kryesore të pushtetit lokal, ndërsa investimet në infrastrukturën shkollore janë të rëndësishme për të ardhmen e fëmijëve dhe zhvillimin e qytetit.
„Çdo nxënës meriton hapësira moderne dhe kushte dinjitoze për mësim“, thuhet në mesazhin e Kasamit, i cili nënvizon rëndësinë e vazhdimit të projekteve që synojnë përmirësimin e cilësisë së arsimit në Tetovë.
Komuna e Tetovës, përmes investimeve në institucionet arsimore, synon krijimin e një mjedisi më të përshtatshëm për zhvillimin edukativo-arsimor të gjeneratave të reja.

