Një aksion i gjerë policor i zhvilluar në disa lokacione të Shkupit ka përfunduar me arrestimin e 12 personave, ndërsa janë sekuestruar marihuanë dhe substanca pluhurore të bardha.
Sipas MPB-së, gjatë periudhës 22–23 tetor janë privuar nga liria disa persona nga Shkupi, Velesi, Tetova dhe një shtetas i Turqisë, pasi gjatë kontrolleve policore u janë gjetur lëndë narkotike.
Pas dokumentimit të plotë të rasteve ndaj të gjithë të dyshuarve do të parashtrohen kallëzimet përkatëse.

