8 C
Tetovo
E enjte, 29 Tetor, 2026
BallinaLajmeMaqedoniAbazi, Kasami dhe drejtori Elmazi, promovuan shenjëzimin e ri në Malin Sharr

Abazi, Kasami dhe drejtori Elmazi, promovuan shenjëzimin e ri në Malin Sharr

Dy krerët e komunave të Pollogut, Feti Abazi në cilësinë e kryetarit të Bogovinës dhe Bilall Kasami si kryetar i komunës së Tetovës, së bashku me Evzal Elmazin, drejtor i Parkut Nacional Sharri, nën shoqërimin e ambasadorëve të Austrisë, Sllovakisë dhe Republikës Çeke, kanë promovuar shenjëzimin e ri në shtigjet e Malit Sharr.

Postimi i plotë, nga Feti Abazi:

“Nga promovimi i Sharrit te punët në terren!

Sot në mëngjes, së bashku me Kryetarin e Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, Drejtorin e Parkut Kombëtar “Sharri” dhe ambasadorët e Austrisë, Sllovakisë dhe Republikës Çeke, morëm pjesë në promovimin e shenjëzimit të ri të shtigjeve në Malin Sharr.

Mali Sharr është një nga pasuritë tona më të mëdha natyrore dhe do të vazhdojmë me aktivitete konkrete për promovimin e turizmit dhe zhvillimin e qëndrueshëm të tij.

Pasdite, në Rakovec, vizituam nga afër punimet për ndërtimin e parkingut të ri pranë xhamisë, një investim në funksion të përmirësimit të hapësirave për qytetarët.

Promovim i potencialeve tona dhe punë konkrete për komunën tonë!”, ka shkruar, Abazi.

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments