A po bëhet Bërvenica pjesë e pazarit politik ku interesat partiake peshojnë më shumë se vullneti i qytetarëve? Sa afrohet raundi i dytë zgjedhor, portalet e afërta me Artan Grubin po nxisin përçarje duke krijuar tensione mes shqiptarëve, në vend që të flitet për programe, përgjegjësi dhe zhvillim lokal?
Kandidati i AKI-së, Arkin Jahiji në raundin e dytë përballet me kandidatin e VMRO-DPMNE-së, një garë që ngre pikëpyetje politike dhe ushqen dyshimet për lojërat që mund të fshihen pas kalkulimeve të partisë dë Ahmetit.
Në vend të një debati të mirëfilltë për të ardhmen e Bërvenicës, publikut tanimë disa ditë po i serviren sulme dhe narrativa që thellojnë ndasitë politike.
Bërvenica nuk është pronë e asnjë partie dhe as monedhë për pazare politike. Qytetarët meritojnë të dinë nëse pas kësaj gare qëndron një strategji politike apo thjesht një përballje zgjedhore.
Në fund vendimin e japin qytetarët e Bërvenicës. Por një gjë është e qartë; interesi i qytetarëve duhet të jetë mbi çdo interes partiak. gjurmë.info/

