8 C
Tetovo
E hënë, 2 Nëntor, 2026
BallinaLajmeRajoniArrestohet pronari i “Alta Bankës” në Serbi, Davor Macura

Arrestohet pronari i “Alta Bankës” në Serbi, Davor Macura

Davor Macura, pronari i “Alta Bankës” në Serbi, është ndaluar mbrëmjen e kaluar nga policia, pas bastisjes së ambienteve të bankës, e cila ka zgjatur më shumë se 30 orë, sipas informacioneve të publikuara nga mediat.Bastisja kishte nisur të shtunën, në të njëjtën ditë kur Bordi Ekzekutiv i Bankës Popullore të Serbisë ia kishte revokuar licencën për ushtrimin e veprimtarisë bankare institucionit financiar. Sipas raportimit të 4news.mk, për bankën ishte shpallur edhe falimentimi.Deri më tani nuk janë bërë të ditura arsyet e ndalimit të Macurës, as dyshimet eventuale për vepra penale apo rezultatet e bastisjes policore.Davor Macura zotëron një numër të madh kompanish, drejtpërdrejt ose përmes kompanive të tij.

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments