Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, së bashku me zëvendëskryetarin Albi Qamili, kanë pritur në takim zëvendësministrin e Bujqësisë, Albrim Hoxha, dhe deputeten Mimoza Musa.
Gjatë takimit është diskutuar për çështje me interes të përbashkët, me theks të veçantë në zhvillimin e bujqësisë, mbështetjen e fermerëve dhe mundësitë për realizimin e projekteve që do të ndikojnë në përmirësimin e kushteve për qytetarët e Tetovës.
Kasami ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe koordinimit të vazhdueshëm për avancimin e projekteve dhe realizimin e rezultateve konkrete për komunën.

