SHPËRNDAHEN KARTELAT PËR NAFTË TË SUBVENCIONUAR PËR FERMERËT NË TETOVË
Fermerët në Tetovë kanë përfituar kartelat për naftë të subvencionuar, si pjesë e masave mbështetëse për sektorin e bujqësisë.
Lajmin e ka bërë të ditur zëvendëskryetari i Komunës së Tetovës, Albi Qamili, i cili së bashku me zëvendësministrin e Bujqësisë, Albrim Hoxha dhe deputeten Mimoza Musa, ka marrë pjesë në shpërndarjen e kartelave për fermerët.
Qamili ka theksuar se kjo masë paraqet mbështetje konkrete për bujqit, pasi u lehtëson shpenzimet gjatë procesit të prodhimit bujqësor dhe kontribuon në zhvillimin e këtij sektori.
Ai ka bërë të ditur se mbështetja e fermerëve dhe krijimi i kushteve më të mira për punën e tyre mbeten ndër prioritetet e angazhimit institucional.

