8 C
Tetovo
E diel, 8 Nëntor, 2026
BallinaLajmeMaqedoniPas degëve, edhe qytetarët kërkojnë largimin e treshes së BDI-së: Osmani, Ademi...

Pas degëve, edhe qytetarët kërkojnë largimin e treshes së BDI-së: Osmani, Ademi dhe Ahmeti në shënjestër të kritikave

Pas reagimeve nga degë të ndryshme të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), kritikat ndaj udhëheqjes së partisë po vijnë edhe nga qytetarët.

Në një lajm të publikuar në portalin Gjurmë.info, ku trajtohej kërkesa për largimin e treshes Bujar Osmani, Arbër Ademi dhe Faton Ahmeti, disa qytetarë kanë reaguar përmes komenteve, duke shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj këtyre figurave partiake.

Në komentet e tyre, qytetarët i kanë cilësuar si përgjegjës për gjendjen në të cilën ndodhet BDI-ja, ndërsa kanë kërkuar largimin e tyre nga strukturat drejtuese të partisë.

Disa prej komentuesve kanë përdorur gjuhë të ashpër, duke i cilësuar si “kancer të BDI-së” dhe “okupatorë”, ndërsa të tjerë kanë vlerësuar se partia nuk duhet të trajtohet si pronë private.

Në mesin e komenteve ka pasur edhe sugjerime që listës së emrave që kërkohet të largohen t’i shtohet edhe Bajram Rexhepi, i njohur si Lala.

Këto reagime pasqyrojnë pakënaqësinë e një pjese të komentuesve, të cilët kërkojnë ndryshime në udhëheqjen e BDI-së, në një kohë kur brenda partisë po shtohen zërat për përgjegjësi dhe ristrukturim.

Më poshtë, komentet pa ndërhyrje:

“Para disa vite e kam than këtë këta 3 jan kanceri I BDI-së”, deklaron me shkrim një qytetar.

“Po edhe një e paski haru Lalën Bajram edhe ai çka lip.më hupi duhet të shkoj në shpij”, shkruan aktivisti.

“Bash okupator te bdi kta thu se e kan pron te babes Bdi”, veçon një tjetër qytetar.

“Bravo kta e kan bo berllog ne dbi ka edhe tjer po kta jan 1”, ka shkruar qytetari

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments