8 C
Tetovo
E premte, 20 Nëntor, 2026
BallinaLajmeMaqedoniFeti Abazi: Edhe sot priten erëra të forta, Zjarrfikësit tanë janë në...

Feti Abazi: Edhe sot priten erëra të forta, Zjarrfikësit tanë janë në dispozicionin e juaj

Kreu i komunës së Bogovinës Feti Abazi, pas përkeqësimit të motit mbrëmë me erëra të forta, ka paralajmëruar se pasdite erërat e forta, do vazhdojnë përsëri. Për këtë shkak, ai ka bërë me dije se Njësiti Territorial i Zjarrfikësve Bogovinë&Vrapçisht, do jetë në gatishmëri për ndihmë ndaj qytetarëve, duke i kontaktuar ata në numrin 070680880.

NJOFTIM I PLOTË, NGA FETI ABAZI:

“Edhe gjatë ditës së sotme priten erëra të forta në rajonin tonë. U bëjmë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar dhe, në rastet kur ekziston rrezik për dëme, të marrin masat e nevojshme parandaluese.

Shërbimi ynë zjarrfikës është në gatishmëri dhe në dispozicion të të gjithë qytetarëve.

Kujdesuni për sigurinë tuaj dhe të familjarëve tuaj!”, ka shkruar, ai.

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments