Kreu i komunës së Bogovinës Feti Abazi, pas përkeqësimit të motit mbrëmë me erëra të forta, ka paralajmëruar se pasdite erërat e forta, do vazhdojnë përsëri. Për këtë shkak, ai ka bërë me dije se Njësiti Territorial i Zjarrfikësve Bogovinë&Vrapçisht, do jetë në gatishmëri për ndihmë ndaj qytetarëve, duke i kontaktuar ata në numrin 070680880.
NJOFTIM I PLOTË, NGA FETI ABAZI:
“Edhe gjatë ditës së sotme priten erëra të forta në rajonin tonë. U bëjmë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar dhe, në rastet kur ekziston rrezik për dëme, të marrin masat e nevojshme parandaluese.
Shërbimi ynë zjarrfikës është në gatishmëri dhe në dispozicion të të gjithë qytetarëve.
Kujdesuni për sigurinë tuaj dhe të familjarëve tuaj!”, ka shkruar, ai.

