8 C
Tetovo
E shtunë, 21 Nëntor, 2026
BallinaLajmeMaqedoniÇfarë ndodhi në orët e para të mëngjesit në unazën e Shkupit?...

Çfarë ndodhi në orët e para të mëngjesit në unazën e Shkupit? Detaje të reja për vdekjen e dyshimtë të 38 vjeçarit

Një plagë me armë zjarri në zonën e këmbës është vërejtur te 38-vjeçari i cili mëngjesin e sotëm u gjet i vdekur në unazën e Shkupit „Nënë Tereza“, në afërsi të fshatit Smillkovc.

Bëhet fjalë për Edin Sh. nga fshati Lubin i Shkupit, ndërsa në afërsi të menjëhershme të trupit të tij është gjetur edhe një automjet „mercedes“ me targa të Shkupit, të cilin ai e kishte drejtuar më parë.

Sipas informacioneve, shkaqet e vdekjes po hetohen, ndërsa trupi është dorëzuar për obduksion për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat nën të cilat ka ndërruar jetë.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftuan se rasti është raportuar mëngjesin e sotëm, më 21 nëntor, në orën 06:15, pas çka në vendngjarje menjëherë janë dërguar zyrtarë policorë.

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments