Kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, ka njoftuar për përfundimin e renovimit të dy shkollave në këtë komunë, në prag të festave të Nëntorit, raporton Zyrtare.
Bëhet fjalë për shkollën “Pashko Vasa” në Grupçin dhe shkollën në Dëbërcë, të cilat janë promovuar sot pas përfundimit të punimeve.
Sipas Sejdiut, investimet kanë përfshirë rekonstruimin e çative, vendosjen e fasadave të reja me izolim të jashtëm, ndërrimin e dyerve dhe dritareve, vendosjen e dyshemeve të reja, si dhe renovimin e nyjeve sanitare.
Përmes një postimi, Sejdiu ka theksuar se Komuna e Zhelinës do të vazhdojë investimet në institucionet arsimore, me synimin për të krijuar kushte më të mira për nxënësit.
“Investimi në arsim është investim në të ardhmen”, ka shkruar Sejdiu.


