Kreu i komunës së Bogovinës Feti Abazi, ka marrur sot pjesë, në pritjen e ambasadës shqiptare në vend, me rastin e 28 Nëntorit.
Përpos, që ka uruar Ditën e Flamurit, ai ka nënvizuar se kjo datë historike, na bënë të ndjehemi krenar me përkatësinë tonë etnike.
Postimi i plotë, nga Abazi:
“Me ftesë të Ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në RMV, Sh.T.Z. Denion Mejdani, pata kënaqësinë të marr pjesë në pritjen zyrtare me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë.
Një ditë që na bashkon rreth historisë, identitetit dhe krenarisë sonë kombëtare.
Gjithmonë krenar me Shqipërinë dhe shqiptarët!
Gëzuar 28 Nëntorin të gjithë shqiptarëve, kudo që ndodhen! “, ka shkruar, ai.

