8 C
Tetovo
E premte, 27 Nëntor, 2026
BallinaLajmeKapen punonjësit e JSP-së duke vjedhur naftë në garazhe, paralajmërohen largime dhe...

Kapen punonjësit e JSP-së duke vjedhur naftë në garazhe, paralajmërohen largime dhe padi

Punonjës të Ndërmarrjes së Transportit Publik (JSP) janë kapur duke vjedhur naftë në garazhet e ndërmarrjes në Gjorçe Petrov të Shkupit, bëri të ditur kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski.

Sipas tij, vjedhja është zbuluar nga kontrolli i brendshëm i JSP-së, ndërsa pas zbulimit të rastit është njoftuar menjëherë policia.
Gjorgjievski paralajmëroi se punonjësit e përfshirë do të largohen nga puna dhe se pret që Prokuroria të nisë procedurë për këtë rast.

Ai theksoi se nafta dhe resurset e ndërmarrjes janë para të qytetarëve, duke paralajmëruar se abuzimet me pronën publike nuk do të tolerohen.

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments