Punonjës të Ndërmarrjes së Transportit Publik (JSP) janë kapur duke vjedhur naftë në garazhet e ndërmarrjes në Gjorçe Petrov të Shkupit, bëri të ditur kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski.
Sipas tij, vjedhja është zbuluar nga kontrolli i brendshëm i JSP-së, ndërsa pas zbulimit të rastit është njoftuar menjëherë policia.
Gjorgjievski paralajmëroi se punonjësit e përfshirë do të largohen nga puna dhe se pret që Prokuroria të nisë procedurë për këtë rast.
Ai theksoi se nafta dhe resurset e ndërmarrjes janë para të qytetarëve, duke paralajmëruar se abuzimet me pronën publike nuk do të tolerohen.

