8 C
Tetovo
E shtunë, 8 Gusht, 2026
BallinaLajmeMaqedoniAbazi, fillon rrugën lidhëse Kallnik-Pallçisht: "Rrugët nuk janë vetëm asfalt, por bashkim...

Abazi, fillon rrugën lidhëse Kallnik-Pallçisht: “Rrugët nuk janë vetëm asfalt, por bashkim dhe lidhje mes qytetarëve”

Feti Abazi, po vazhdon me ritmin e njejtë, duke i realizuar projektet e premtuara në secilin vendbanim, të komunës së Bogovinës.

Kësaj here, projekti urbanistik i rradhës dhe i shumëpritur nga banorët e dy fshatrave ka filluar, duke nisur ndërtimi i rrugës lidhëse mes fshatit Kallnik dhe Pallçisht.

Kjo rrugë lokale, sipas Abazit, po tejkalon vlerën dhe e projektit, pasiqë po lidh banorët e dy fshatrave, njëri me tjetrin.

Postimi i plotë nga Abazi, në FB:

“Rruga që lidh Kallnikun me Pallçishtin nis të ndërtohet!

Sot nisën punimet për ndërtimin e rrugës lokale që lidh vendbanimin Kallnik me Pallçishtin e Poshtëm, një investim me gjatësi mbi 1 kilometër dhe gjerësi 5 metra.

Ky projekt do të përmirësojë ndjeshëm komunikimin mes dy komuniteteve, do të lehtësojë qarkullimin e qytetarëve dhe do të krijojë kushte më të mira për zhvillimin ekonomik të kësaj zone.

Rrugët nuk janë vetëm asfalt – ato janë zhvillim, lidhje dhe perspektivë për qytetarët. Vazhdojmë të investojmë për një Komunë të Bogovinës më të zhvilluar!”, ka shkruar, ai.

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments