Ashtu siç premtoi edhe në zgjedhje, tanimë në nder të Diasporës Shqiptare, Feti Abazi kryetar i komunës së Bogovinës, po e realizon për herë të parë më 29 Korrik, festivalin me pikëpamje tradicionale, të titulluar “Vendlindja na Bashkon”, në fshatin Bogovinë.
Ky manifestim kulturor do ndërrthurë brenda vetes trashëgiminë kulturore dhe do reflektojë vlerat muzikore, duke filluar prej:
Këngëve dhe valleve tradicionale, Veshjes tradicionale, Lojërave tradicionale, Ushqimeve tradicionale, e deri tek Tregu tradicional.
Postimi i plotë nga Feti Abazi, në FB:
“PËR HERË TË PARÉ…”Vendlindja na Bashkon” Festivali Juaj vjen me 29 Korrik…
Na ndiqni për më shumë detaje ditëve në vazhdim”, ka shkruar, ai.

