E diel, 20 Prill, 2025
BallinaLajmeMaqedoniAeroporti i Ohrit ka regjistruar 20 për qind më shumë udhëtarë se...

Aeroporti i Ohrit ka regjistruar 20 për qind më shumë udhëtarë se në vitin e kaluar

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski theksoi se konstatimi pozitiv nga vizita është se ka rritje të pasagjerëve në këtë pikë kufitare, si dhe në të gjitha pikat kufitare brenda Qendrës Rajonale – Perëndim.

“Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, këtë vit kemi një rritje prej rreth 20% të pasagjerëve në pikën kufitare të aeroportit, dhe rreth 30% në pikën kufitare Bllato afër Dibrës. Jemi duke u fokusuar në rritjen e kushteve teknike dhe kapaciteteve njerëzore me të cilat do të mund t’i përgjigjemi në mënyrë adekuate numrit të shtuar të pasagjerëve që kemi gjatë kësaj periudhe kohore. Është mirë që kemi rritur shkëmbimet turistike dhe dëshirojmë që ky numër të rritet në kontakt, që sa më shumë turistë të shohin bukuritë e Ohrit dhe Maqedonisë”, theksoi ministri Toshkovski.

Toshkovski theksoi se MPB-ja dhe Policia rajonale e Ohrit janë duke marrë të gjitha masat e nevojshme që të gjithë turistët në sezonin e ardhshëm të jenë të sigurt dhe të shijojnë pushimet e tyre, si në kuadër të Policisë së rajonit të Ohrit ashtu edhe në territorin e gjithë vendit.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments