Në mesnatë skadon afati për regjistrim të votuesve të cilët janë të sëmurë ose të pafuqishëm që të mund të vizitohen në shtëpitë e tyre më 7 maj dhe të votojnë në zgjedhjet parlamentare.

Regjistrimi bëhet në Komisionit Komunale të Zgjedhjeve dhe ka të bëjë vetëm për zgjedhjet parlamentare, përderisa kërkesat e pranuara të të sëmurëve dhe personave të pafuqishëm për votim në zgjedhjet presidenciale më 24 prill janë të vlefshme edhe për rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

“Votuesi i cili nuk ka mundësi të votojë në vendvotim (person i pafuqishëm ose i sëmurë), ndërsa dëshiron të votojë për këtë do ta njoftojë KKZ më së voni 7 ditë para ditës së caktuar për votim gjegjësisht deri më 30 prill në mesnatë”, qëndron në Rregulloren për zgjedhjet parlamentare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.

Për personat të cilët janë të sëmurë ose të pafuqishëm ndërsa duan të votojnë gjithashtu në KKZ duhet të dorëzohet dokumentacion adekuat mjekësor.

Më 4 maj skadon afati për kërkesa për votim të personave të cilët janë në arrest shtëpiak.

Të sëmurët dhe të pafuqishmit, të burgosurit, personat në arrest shtëpiak dhe personat në shtëpitë e të moshuarve votojnë një ditë para zgjedhjeve edhe atë më 7 maj.