E mërkurë, 23 Prill, 2025
BallinaLajmeMaqedoniAggeler për interpelancat ndaj anëtarëve të Këshillit Gjyqësor: Jemi duke e ndjekur...

Aggeler për interpelancat ndaj anëtarëve të Këshillit Gjyqësor: Jemi duke e ndjekur nga afër procedurën

Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Aggeler tha se SHBA po e ndjek nga afër procesin pas miratimit të interpelancës në Kuvend ndaj 5 anëtarëve të Këshillit Gjyqësor. Ajo tha se është e rëndësishme që të respektohen procedurat ligjore.

“Jemi duke e ndjekur nga afër, procedurat në Parlament dhe qëndrimet e tyre, për secilin rast, është jashtëzakonisht e rëndësishme që të ndiqet ligji, dhe të ndiqet në mënyrë të qartë dhe transparente për të gjithë ata që e vëzhgojnë”, tha Aggeler.

Ndryshe ditë më parë Kuvendi miratoi interpelancat ndaj pesë anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, të cilët i akuzoi si përgjegjës për situatën me gjyqësorin në vend.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments