BDI-ja nuk e mbështet nismën e koalicionit VLEN për Akademinë shqiptare në Maqedoninë e Veriut, shkruan gazeta LAJM.
Faton Ahmeti nga kjo parti, e vlerëson të dëmshme nismën e partive shqiptare në pushtet për Akademinë, në formën e prezantuar një ditë më parë duke thënë se bëhet fjalë për një organizatë joqeveritare dhe jo një akademi të mirëfilltë.
“Është devalvuar një akademi e paralajmëruar nga niveli i akademisë në nivel të një organizate joqeveritare.
Mendoj që nuk ja vlen të bëhemi pjesë e projekteve të tilla, të cilat e devalvojnë atë që përfaqësohet shqiptare çështjen e akademisë në këtë rast. Dmth nuk jemi pjesë e planeve dhe nuk jemi pjesë e projekteve të tilla
Nuk jemi të interesuar për të mbështetur projekte të cilat cënojnë interesin e shqiptarëve dhe projekte të cilat denigrojnë atë që është shqiptare në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, tha Ahmeti.