Një aksion i madh policor po zbatohet aktualisht nga Byroja për Siguri Publike në Maqedoninë e Veriut. Sipas informacioneve, bëhet fjalë për një hetim që përfshin 49 persona të dyshuar për abuzim me ndihmën financiare për kujdes të huaj.
Sipas burimeve jozyrtare, mes të dyshuarve ka mjekë, anëtarë të komisionit të FSPIRMV-së, një avokat, ekspertë dhe një menaxher i një zyre konsulence.
Po kryhen kontrolle në 21 lokacione të ndryshme, përfshirë Qendrën Klinike “Nënë Tereza” në Shkup, Spitalin Klinik të Tetovës dhe Spitalin e Përgjithshëm të Velesit. Policia gjithashtu po kontrollon 15 adresa banimi të të dyshuarve.
Janë ngritur kallëzime penale për disa vepra penale si: bashkim kriminal, keqpërdorim i pozitës dhe autorizimit zyrtar, ndihmë, marrje ryshfeti, dhënie ryshfeti, marrje shpërblimi për ndikim të paligjshëm dhe dhënie shpërblimi.