Me datë 30/31.12.2024 në periudhën nga ora 23:00 deri në ora 05:00, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë kryer aksion kontrolluesnë një objekt hotelierik përgjatë autostradës Tetovë – Shkup, në pronësi të Xh.M. (43) nga Tetova. Gjatë kontrollit janë gjetur tetë femra, nga të cilat pesë shtetase të RMV-së dhe tre shtetase të huaja, të cilat kanë keqpërdorur qëndrimin turistik, përkatësisht kanë qëndruar në kundërshtim me qëllimin. Ata janë arrestuar dhe janë mbajtur në stacionin policorë për veprime të mëtejshme.