8 C
Tetovo
E enjte, 24 Shtator, 2026
BallinaLajmeMaqedoni"Historike": Portalet e Grubit promovojne fuqishëm Halil Snopçen! (Foto)

“Historike”: Portalet e Grubit promovojne fuqishëm Halil Snopçen! (Foto)

Halil Snopçe, deri dje një nga kundërshtarët më të zëshëm të BDI-së, sot del në mbrojtje të Artan Grubit. Por pyetja është e thjeshtë: çfarë ka ndryshuar?

Si është e mundur që dikush që deri dje e sulmonte Grubin, sot jo vetëm që e mbron, por njëkohësisht edhe mediat pranë Grubit kanë filluar ta promovojnë Snopçen?

A mos është në pyetje ndonjë premtim i madh, ndonjë marrëveshje politike, apo edhe ndonjë interes financiar – “cash”? Apo po bëhen kalkulime për ndonjë pazar të ardhshëm, ndonjë pozitë apo ndonjë vend në listat e ardhshme të BDI-së?

Nuk po themi se këto janë fakte. Por kur ndryshimi është kaq i madh dhe promovimi kaq i sinkronizuar, pyetjet janë të pashmangshme.

Ky veprim ka zhgënjyer shumë aktivistë dhe njerëz që e kanë mbështetur ASH-në ndër vite. Për shumë prej tyre, ky nuk është thjesht një ndryshim qëndrimi — është një kthesë që mund t’i kushtojë shtrenjtë politikisht Snopçes.

Nga kundërshtar i BDI-së në mbrojtës të Grubit, e tani i promovuar nga mediat pranë tij.

Nëse ky është kalkulimi i tij politik, shumëkush tashmë po e sheh si fillimin e fundit të tij politik

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments