ARABURGIM EDHE PËR 10 TË TJERË – EFEKTIVE PAS KAPJES SË TYRE
Gykatës të procedurës paraprake nga Gjykata Penale, duke vepruar sipas propozimit të Prokurorisë Publike, pesë të dyshuarve nga aksioni policor në Gërçec, u caktoi paraburgim në kohëzgjatje prej 30 ditëve.
“Pranohet propozimi i PTHP për Krim të Organizuar dhe Korrupsion dhe për SH.B, F.B, N.I, F.S dhe S.A u caktoi masën e paraburgimit prej 30 ditëve, derisa për O.P pranoi propizimin për masa kujdesi respektivisht marrjen e dokumentit të udhëtimit dhe ndalesë për nxjerrjen e dokumentit të ri, ndalesë për largim nga vendbanimi dhe obligimi për t`u paraqitur në gjykatë” – thonë nga Gjykata Penale.
Është pranuar propozimi për përcaktimin e paraburgimit edhe për 10 persona tjerë të përfshirë në këtë aksion, por efektive do të bëhet pas kapjes së tyre.
Sipas kompetentëve, bëhet fjalë për një nga hetimet më të rëndësishme, me të cilën pritet të përfundojë shkatërimi i grupeve kriminale që kanë vepruar më shumë se 30 vite në territorin e Shkupit.
I ashtuquajturi “grupi i Gërçecit” ka patur bashkëpunëtorë nëpër institucione të ndryshme – tha Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski. Të gjithë kanë qenë anëtarë të grupit të organizuar kriminal ndërkombëtar që dyshohet për implikime në trafikun e kokainës dhe kryerjes së veprave të rënda penale “vrasje” gjatë periudhës nga dhjetori 2019 deri në mars 2021.
Gjatë bastisjeve janë konfiskuar shuma të mëdha parash, makina lukzose dhe gjësende tjera me vlerë.
Grupi, sic theksoi Ministri Spasovski, ka pasur lidhje me vendet e Amerikës Latine dhe ka ndërmjetësuar transferrin e drogës në Evropë, kurse një pjesë duhej të përfundonte në tregun e Maqedonisë së Veriut.
Krahas trafikut të drogës, grupi është I implikuar edhe me vrasjen e personave, sic theksoi Spasovski, trupat e të cilëve ishin gjetur në vitin 2020 dhe 2021.