Një situatë me rrezik të lartë po zhvillohet në fshatin Radushë, ku një zjarr i madh që ka përfshirë malin po vazhdon të përhapet me shpejtësi dhe tashmë po i afrohet zonave të banuara. Përhapja e flakëve ka shkaktuar shqetësim dhe frikë të madhe te banorët e zonës, shkruan tetova1
Sipas informacioneve nga terreni, deri më tani nuk është parë asnjë ndërhyrje e dukshme apo reagim nga institucionet përgjegjëse për menaxhimin e krizave. Flakët po i afrohen rrezikshëm shtëpive dhe pronave private, duke e bërë situatën kritike.
Banorët e fshatit Radushë apelojnë publikisht dhe kërkojnë me urgjencë nga autoritetet kompetente që të dërgojnë menjëherë ekipet e zjarrfikësve dhe të marrin të gjitha masat e nevojshme për lokalizimin e zjarrit, para se situata të dalë plotësisht nga kontrolli./tetova1.mk

