Aleanca për Shqiptarët bëri homazhe në sheshin e Tetovës për viktimat e tragjedisë në Koçan
Aleanca për Shqiptarët organizoi sot bëri homazhe në sheshin e Tetovës në nderim të 59 jetëve të humbura tragjikisht në Koçan. Me dhembje dhe respekt, përfaqësuesit e ASH-së qëndruan në heshtje për të shprehur mbështetjen e tyre ndaj familjeve të viktimave që po përballen me këtë humbje të madhe.
“Kjo tragjedi na ka prekur të gjithëve. Pavarësisht përkatësisë apo gjuhës që flasim, sot na bashkon dhimbja dhe kujtimi për ata që nuk janë më,” u tha gjatë homazheve.
Në këto momente të vështira, Aleanca për Shqiptarët shpreh solidaritetin e saj të plotë me familjet e viktimave dhe të lënduarit, duke përsëritur mesazhin se ata nuk janë vetëm në këtë dhimbje të rëndë.