8 C
Tetovo
E diel, 18 Maj, 2025
BallinaLajmeMaqedoniAleanca për Shqiptarët në krizë: Vendimi i njëanshëm i Taravarit trondit partinë

Aleanca për Shqiptarët në krizë: Vendimi i njëanshëm i Taravarit trondit partinë

Koment nga redaksia

Duke parë fotot e fundit nga selitë e Aleancës për Shqiptarët në Shkup dhe Tetovë, nuk mund të mos ndjesh keqardhje për situatën ku janë katandisur edhe ata pak funksionarë të mbetur. Pas vendimit të njëanshëm të kryetarit Arben Taravari për t’u larguar nga Qeveria dhe koalicioni VLEN, duket qartë se partia është zhytur në një krizë të thellë.

Nga një parti me potencial real për të udhëhequr shqiptarët në dekadën e ardhshme, Aleanca është katandisur në një strukturë të zbrazët, ku në fotografi shihen vetëm disa fytyra të dëshpëruara. Largimi masiv i anëtarëve nga forumi i Gruas dhe FRASH-it flet vetë për gjendjen alarmante.

Vendimi për t’u larguar nga Qeveria – një koalicion që përfaqësonte shpresën për ndryshim dhe ku vetë Taravari kishte një rol të rëndësishëm, është jo vetëm i pakuptimtë, por edhe i pamatur. Ai erdhi pa konsultim me bazën dhe pa vendim nga organet e partisë. Sipas statutit të Aleancës për Shqiptarët, vendime të tilla strategjike merren nga Kuvendi i partisë, jo nga kryetari apo një rreth i ngushtë drejtues.

Sot, shumë anëtarë dhe simpatizantë ndihen të zhgënjyer dhe të lënë në baltë, pasi ndihen të tradhtuar nga një lëvizje e pashpjegueshme që rrezikon gjithë kontributin e deritanishëm. Për më tepër, kjo sjellje përbën edhe shkelje të parimeve të demokracisë së brendshme, që çdo parti serioze duhet t’i mbrojë.

Duket se ditët në vijim do të jenë të vështira jo vetëm për z. Taravari, por edhe për ata pak bashkëpunëtorë që ende i qëndrojnë pranë. Koha do të tregojë nëse ky është fundi i një kapitulli apo fillimi i shkatërrimit të një projekti që dikur ngjalli shpresë te mijëra shqiptarë.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments