Skandali i Alta bankës po merr përmasa gjithnjë e më të mëdha politike. Ajo që nisi si një përplasje mes partive, tashmë po reflektohet edhe në rrugët e Tetovës ku janë shfaqur grafite me mesazhin ironik “Ali banka”, duke kërkuar dorëheqjen dhe përgjegjësinë e liderit të BDI-së, Ali Ahmeti.
Pas akuzave dhe dokumenteve të publikuara për vendimet institucionale që i hapën rrugë Alta bankës në Maqedoninë e Veriut, emri i Ali Ahmetit është vënë në qendër të debatit publik.
Në këtë çështje janë përmendur edhe ish ministra dhe funksionarë të BDI-së, ndërsa opinioni kërkon përgjigje se kush i mori vendimet dhe në interes të kujt.
Ironia në mure po shndërrohet në mesazh politik: nga “Bota serbe” si slogan propagandistik te “Ali banka” si simbol i skandalit që po e ndjek BDI-në.
Për integristë, kjo çështje po bëhet një krizë e rëndë e besueshmërisë politike. Por për qytetarët nuk mjaftojnë vetëm deklaratat dhe kundërakuzat, kërkohet transparencë, llogaridhënie dhe përgjegjësi institucionale.
Krejt në fund, Ali Ahmeti duhet të dalë para opinionit dhe të japë përgjigje, sepse nuk mund të fshihet pas patriotizmit të rremë!




