8 C
Tetovo
E enjte, 26 Qershor, 2025
BallinaLajmeMaqedoniAliti: MALMED mbështet fuqishëm projektet për përmirësimin e shërbimeve për fëmijë

Aliti: MALMED mbështet fuqishëm projektet për përmirësimin e shërbimeve për fëmijë

Drejtori i Agjencisë për Barnat dhe Pajisjet Mjekësore (MALMED), Sabri Aliti, ka marrë pjesë në prezantimin e iniciativës “11 projekte për 11 muaj”, organizuar nga Klinika e Fëmijëve në Shkup.

Në këtë ngjarje, ku morën pjesë edhe Kryeministri i vendit, Ministri i Shëndetësisë Azir Aliu dhe Drejtori i Fondit për Sigurime Shëndetësore, u prezantuan projektet që synojnë përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për fëmijët. “Pata kënaqësinë dhe nderin të marr pjesë në këtë prezantim, që është një qasje konkrete dhe vizionare për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për fëmijët”, deklaroi drejtori i MALMED-it, Sabri Aliti.
Ai vlerësoi lart përkushtimin profesional të Klinikës së Fëmijëve dhe theksoi se MALMED do të vazhdojë të jetë një partner aktiv dhe i palëkundur në sigurimin e barnave cilësore dhe pajisjeve të nevojshme për sistemin shëndetësor. “Ky është një shembull i shkëlqyer se si bashkëpunimi ndërinstitucional sjell rezultate të prekshme për qytetarët tanë më të vegjël”, shtoi Aliti.

Prezantimi i projekteve u bë nga drejtori i Klinikës së Fëmijëve, Rexhep Memedi, dhe u mirëprit nga të gjithë pjesëmarrësit si një hap i rëndësishëm drejt modernizimit dhe humanizimit të kujdesit për fëmijët në vend.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments