Kompania farmaceutike “Alkaloid ”, dhuron ilaçin inovativ “Omeprazoll” i cili për herë të parë në botë paraqitet në formë të lëngshme. Donacioni kap vlerën 12.520.800 denarë dhe i dhurohet klinikës për sëmundje respiratore “Kozle” dhe klinikës universitare për sëmundje të fëmijëve.

Kjo formulë inovative do të jetë në shërbim të rreth 200 fëmijëve që vitin e ardhshëm do të mund ta përdorin falas. Drejtori i përgjithshëm i Alkaloidit tha se forma e lëngshme e “Omeprazoll” është një prodhim unik dhe është konkurrues në nivel botëror.

“Sot donojmë formën e lëngshme të Omeprazoll në vlerë të përgjithshme prej 12 milion e 520 mijë e 800 denarë. Me të do të mbulojmë nevojat e 200 fëmijëve për 1 vit, në klinikat për sëmundje respiratore ‘Kozle’ dhe klinikën universitare për sëmundje të fëmijëve. Personalisht vlerësoj se më këtë donacion për një kategori të prekur të qytetarëve tanë, sigurojmë lehtësim të mjekimit nga njëra anë dhe nga ana tjetër përmirësimin e kualitetit të jetës së këtyre fëmijëve”, deklaroi Zhivko Mukaetov, Drejtor i Alkaloidit.