E mërkurë, 2 Prill, 2025
Google search engine
BallinaLajmeMaqedoniAnalisti politik Qenan Aliu komenton paraqitjen e Taravarit

Analisti politik Qenan Aliu komenton paraqitjen e Taravarit

Nga Qenan ALIU
(Me shkas)

360 Gradë & Arben TARAVARI
Të jemi realist, Arben Taravari në intervistën e mbrëmshme në 360 Gradë NUK tha diçka dramatike.

Thjesht, Taravari nuk ishte i artuIkuluar në detaje, por ky mosartikulim i mjaftueshëm ishte me taktikë politike jo nga padija.

Ajo që vuri në pah ishte fakti se koalicioni VLEN funksionon me PLOGËSHTI. Dhe ky është fakt i vërejtur nga opinioni e që shihet jo nga njëqind km siç theksoi Taravari por nga dyqindë kilometra!

Taravari nuk potencoi diçka konkrete lidhur me politikat publike të qeverisë përveç faktit se për shkak të ndryshimit të rrethanave gjeopolitike në Botë, Evropë e rajon, për këtë ndjehet skeptik tani për tani, por nuk përjashton akoma mundësinë e ndryshimeve kushtetuese.

Më tutje hudhi një patate, lidhur me komunikimet me BDI-në. Pra tha se egzistojnë kanale komunikimi, por nuk tha se krerët e tre subjekteve tjera komunikojnë por ka që komunikojnë edhe nga subjektet tjera. Por komunikimi nuk ka të bëjë me diçka tragjike, përkundrazi ajo paraqet qytetari dhe progres. Por kuptohet për komunikime për interesa të përgjithshme jo për ndërkëmbza e komplote.

Ajo që mbeti kruciale në këtë intervistë, Taravari nuk theksoi asnjë kritik apo kënaqësi lidhur me kryeminstrin Mickoski, e që në fakt ai mund të jetë ,sidra, që mund të kishte deformuar sinkronizimin në VLEN.

Fakti që Taravari nuk atakoi në asnjë moment kryeminstrin Mickoski, madje duke theksuar momentin se nuk e kemi në plan për ta lëshuar qeverinë aktualisht, lenë shumë për dekriptuar sjelljet politike në të kaluarën dhe të ardhmen të Arben Taravarit.

Pra , vërtetë Taravari nuk tha diçka dramatike, por kam përshtypjen se pas kësaj mund të këndellet VLEN për veprim më efektiv, ndërkaq Mickoski në një të afërme jo të largët nëse nuk e shmang prepotencën politike ndaj ortakut politik VLEN mund të mer ,,grusht politik edhe ate MBI BREZ, së pari nga Taravari, madje një nga një apo troç edhe nga të tjerët.

Të shohim sesi do të rrjedhin gjërat, mbase Arben Taravarin për akrobacione politike duhet vlerësuar për ate që bënë e jo për ate që thotë apo si e thotë.
Është politikan që nuk mund ta dekpritosh aq lehtë dhe si rrjedhojë është i paparashikueshëm deri në minutat e fundit. Mund të pasojë kthesë radikale në veprimin politik, e cila nuk do të mund të cilësohet si dramaticitet, përveç so akrobacione politike për interesa shumë dimensionale, por që mund të targetojnë aksin politik edhe të interesit të përgjithshëm.

(q.a)

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments