Qytetarët e Serbisë dhe të Shqipërisë perceptojnë një nivel më të lartë korrupsioni në vendet e tyre, në krahasim me 4 vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, njofton një Anketë e Këshillit të Bashkëpunimit të Rajonal e realizuar verën e këtij viti në kuadër të Barometrit të Sigurisë.

“Një nga faktorët e ndërlikuar që ndikon në nivelet e pakënaqësisë me situatën e përgjithshme në ekonomi të rajonit lidhet me nivelet e larta të korrupsionit të perceptuar. Shumica dërrmuese e të anketuarve (86%) besojnë se korrupsioni është disi ose shumë i përhapur, me Serbinë që renditet e para (90%) e ndjekur nga Shqipëria (87%)” thuhet në Raportin që shoqëron Anketën e Barometrit.