8 C
Tetovo
E shtunë, 4 Korrik, 2026
BallinaLajmeAnketë: Cila parti dhe cili lider gëzojnë mbështetjen më të madhe? (TABELA)

Anketë: Cila parti dhe cili lider gëzojnë mbështetjen më të madhe? (TABELA)

Nga 10 deri më 27 qershor, anketuesit e agjencisë Market Vision, me porosi të MKD.mk, zhvilluan një hulumtim të opinionit publik në Maqedoninë e Veriut, i cili tregoi se partia në pushtet VMRO-DPMNE dhe lideri i saj vazhdojnë të jenë bindshëm në epërsi sa i përket besimit të votuesve. Sipas këtij sondazhi, liderët e partisë së re politike VLEN gëzojnë më shumë besim krahasuar me liderin e partisë opozitare BDI.

 

Në pyetjen se për cilën parti politike do të votonin në zgjedhjet e ardhshme, përgjigjet e të anketuarve tregojnë se 20,5% do të votonin për VMRO-DPMNE, 6,2% për LSDM, 5% për BDI, 4,4% për VLEN, 2,9% për Levica dhe 1,5% për ZNAM.

 

Nëse veçohen rezultatet e partive vetëm te të anketuarit e përcaktuar (497 nga gjithsej 1.200), raporti i epërsisë së VMRO-DPMNE-së ndaj LSDM-së mbetet pothuajse i njëjtë. Ndërkohë, mbështetja për VLEN-in po i afrohet me shpejtësi popullaritetit që gëzon BDI-ja te votuesit shqiptarë në Maqedoninë e Veriut.

 

Edhe te liderët e partive politike, ashtu si në vitet e fundit, Hristijan Mickoski vazhdon të ketë një epërsi bindëse ndaj liderëve të tjerë. Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami, si kryetarë të VLEN-it, gëzojnë një mbështetje më të madhe se Ali Ahmeti, lideri i BDI-së.

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments