Seanca që ishte paraparë të mbahej në lidhje me, se kujt i takojnë vulat e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravarit ose Ziadin Selës, është anuluar. Seanca e radhës pritet të mbahet më 13 dhjetor në orë 14:00.

Kujtojmë se, Gjykata Themelore në Tetovë, në prill 2024, vendosi që vulat e partisë t’i takojë krahut të Ziadin Selës, ndërsa ky i fundit u zgjodh si kryetar partie nga kryesia e partisë. Për këtë, nga krahu i Taravarit atëkohë ankoheshin se vendimi është sjellë pa seancë dhe deri te vendimi final ishin ndryshuar pesë gjykatës të ndryshëm.