Sot zhvilluam një takim të rregullt pune me Ambasadoren e Greqisë, znj. Sophia Philippidou dhe zëvendësambasadoren Christina Vasilatou.
Në takim diskutuam për zhvillimet e fundit politike në vend, për rezultatet e zgjedhjeve lokale, si dhe për dinamikën e re me të cilën po ecim përpara në procesin e reformave evropiane. Qasja jonë është e qartë: ritëm më i shpejtë, fokus te rezultatet dhe konsistencë në çdo hap.
Greqia, si vend mik dhe partner strategjik, ka një rol të rëndësishëm në rrugëtimin tonë drejt Bashkimit Evropian. Mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme dhe për gatishmërinë e theksuar për të thelluar bashkëpunimin, në funksion të avancimit të proceseve integruese të vendit tonë.
Vlerësoj bashkëbisedimin e hapur, profesional dhe konstruktiv një shembull i mirë se si partneritetet e sinqerta ndërtojnë të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut.

