Zëvendëskryeministri për politika dhe qeverisje të mirë, Arben Fetai, në intervistë për “Frontline” thotë se është e papranueshme që një vend që synon të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian të përballet me një epidemi korrupsioni siç ishte në qeverisjen e kaluar. Ky problem, shton ai, i përkeqësuar në mandatin e kaluar, nuk mund të zgjidhet vetëm me një masë apo me një mekanizëm.

“Lidhur me veprimet konkrete në luftën kundër korrupsionit që do të veçoja nga qeveria jonë e reformës, tre prioritetet e mëposhtme janë: Së pari, auditimet e sistemit të çdo institucioni ku dimë se ka pasur ose marrë njoftime dhe raportime për shkelje të niveleve të larta. të korrupsionit, për të siguruar që përgjegjësit për këto veprime të mbajnë përgjegjësi përpara ligjit. Së dyti, një prioritet i rëndësishëm është ndryshimi i Kodit Penal, ku do të parandalohet parashkrimi i rasteve të korrupsionit dhe do të ripërcaktohen shumë vepra penale, në përputhje me praktikat evropiane dhe kornizat antikorrupsion të Bashkimit Evropian. Si një pikë e tretë që është shumë e vendosur në programin e qeverisë dhe pa të cilën nuk mund të kemi një luftë të plotë kundër korrupsionit, është zbatimi i reformave sistematike në sistemin e drejtësisë. Do të tregojmë një vullnet të qartë politik për të zhdukur korrupsionin, i cili ka munguar dukshëm në të kaluarën”, thotë zëvendëskryeministri për politika dhe qeverisje të mirë.

Për mua, thekson Fetai, vlerësimi i Departamentit të Shtetit është një alarm që duhet trajtuar shumë seriozisht.

“Kur të lexoni raportin, do të vini re se një nga kritikat kryesore është se qeveria e mëparshme bëri ndryshime në Kodin Penal që ndikuan ndjeshëm në ndjekjen dhe dënimin e krimeve të lidhura me korrupsionin, duke e ngadalësuar fillimisht atë dhe më pas duke i kthyer pandëshkueshmërinë. rregull. Në raport do të lexoni gjithashtu se pengesat kryesore janë nepotizmi, klientelizmi dhe proceset e gjata gjyqësore pa vendim të formës së prerë, të cilat trajtojnë pikërisht temën e korrupsionit. Është skandaloze që as në vitin 2023 dhe as në vitin 2024 nuk kemi pasur asnjë rast të gjykimit të formës së prerë në rastet e korrupsionit të lartë, ndërkohë që jemi përballë një epidemie korrupsioni”, nënvizon ai.

Nga kjo, thotë ai, shihet qartë se kemi një sfidë jetike për të vendosur një pozicion të ri fillestar nga ku mund të fillojmë një luftë të re kundër korrupsionit, përmes tre prioriteteve kryesore të kësaj Qeverie.

Një nga rekomandimet e Grupit të Shteteve për Luftën kundër Korrupsionit të Këshillit të Evropës (GRECO) është të parandalohen korrupsioni dhe të promovohet integriteti në qeverisjen qendrore dhe organet e zbatimit të ligjit. Cilat hapa konkretë po ndërmerrni për zbatimin e këtij rekomandimi dhe cilat argumente mund të përdorni për promovimin e integritetit të qeverisjes qendrore?

Arben Fetai: Si Zëvendës Kryeministër përgegjës për Qeverisjen e Mirë, bashkë me kabinetin tim, i jam qasur në mënyrë sistematike zbatimit të rekomandimeve të e Grupit të Shteteve për Luftën kundër Korrupsionit të Këshillit të Evropës (GRECO), shumë prej të cilave kishin ngelur të pazbatuara nga qeverisja paraprake në mungesë të vullnetit politik për të luftuar korrupsionin.

Në këtë drejtim, me iniciativën e kabinetit tim, në një mbledhje të Qeverisë u sjell një përfundim që i obligon të emëruarit e qeverisjes qendrore të mbajnë një regjistër të gjitha dhuratave që marrin funksionarët. Me këtë vendim plotësohet një nga rekomandimet kryesore GRECO-s, me qëllim parandalimin e korrupsionit dhe përmirësimin e integritetit në qeverisjen qendrore. Do të vazhdojmë me nisma tjera deri në zbatimin e plotë të të gjitha rekomandimeve të GRECO-s.

Keni njoftuar formimin e një Regjistri të Pasurisë Ndarëse Shtetërore. Çfarë do të thotë kjo?

Arben Fetai: Regjistri i pasurisë së paluajtshme të shtetit nuk ishte bërë asnjëherë deri më tani edhe pse kjo gjë ishte rekomanduar nga Revizioni i shtetit. Me këtë nismë, për herë të parë do të kemi një baze të centralizuar të të dhënave për pasurinë e paluajtshme shtetërore, ose më saktësisht ndërmarrjen e masave dhe aktiviteteve të përshtatshme për krijimin e këtij regjistri. Me këtë aktivitet, ne përmbushim një nga rekomandimet e Revizionit dhe një nga objektivat e Strategjisë Kombëtare për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesave.

Formimi i kësaj baze qendrore do të mundësojë një regjistër të saktë dhe të azhurnuar të pasurisë shtetërore, ndarje më efikase dhe më të mirë të burimeve, uljen e rrezikut nga përdorimi i paautorizuar dhe abuzimi me pasurinë shtetërore, si dhe përmirësimin e menaxhimit, efektivitetit, efikasitetit dhe transparencës në përdorimin e burimeve publike.

Në qeverinë e mëparshme, mbi 200 funksionarë kanë përfunduar trajnime për Kodin Etik. Cilat janë rezultatet?

Arben Fetai: Kodeksi etik i sjelljes së anëtarëve të Qeverisë dhe bartësve të funksioneve publike rregullon mënyrën e sjelljes dhe të punës të ekzekutivit dhe bartësve të tjerë të funksioneve ekzekutive të emëruar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ai ka përqëllim
të sigurohet forcimi i integritetit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, ministrive dhe organeve tjera të administratës shtetërore, si dhe të personave juridik të themeluar nga Qeveria

Trajnimet për të cilat po flasim kanë për qëllim të arrijnë ndryshime jo vetëm në vetëdijen e mbajtësve të funksioneve publike, por edhe te punonjësit e administratës, që është një kusht kyç për ndërtimin e një sistemi të mirëqeverisjes. Falë këtyre trajnimeve të përkrahura nga partnerët tonë ndërkombëtare, funksionarët janë shumë më të kujdesshëm gjatë ushtrimit të funksioneve të tyre. Në qeverisjen tonë, anëtarët e qeverisë dhe bartësit e funksioneve ekzekutive janë duke demonstruar sjellje shembullore dhe përkushtim maksimal ndaj parimeve të Kodit.

Çfarë do të thotë në praktikë sjellja etike e anëtarëve të qeverisë dhe mbajtësve të funksioneve publike? Cila sjellje e anëtarëve të qeverisë dhe funksionarëve të zgjedhur konsiderohet si e paetike dhe e papranueshme? A keni identifikuar ndonjë sjellje të tillë te funksionarët? A mendoni se është sjellje etike e funksionarëve të lartë që të udhëheqin procese gjyqësore strategjike kundër pjesëmarrjes publike (Strategic Lawsuits Against Public Participation – SLAPP), të cilat janë dënuar në BE dhe kërkohet nga gjykatat që t’i refuzojnë këto padi?

Arben Fetai: Anëtarët e qeverisë dhe bartësit e funksioneve publike, gjatë ushtrimit të tyre, duhet të ndjekin disa parime të sjelljes etike. Kjo do të thotë se ata duhet të jenë shembull për qytetarët në respektimin e ligjeve dhe rregullave ligjore të shtetit dhe zbatimin e tyre në jetën e përditshme.

Sjellja e jo etike dhe e papranueshme e funksionarëve është përfshirja e tyre në raste ku identifikohen të tre dukuritë jo etike dhe të paligjshme, e që janë: ryshfeti, korrupsioni dhe nepotizmi, për të cilat edhe ekziston Kodi Etik. Pikërisht për shkak të sjelljeve etike dhe të papranueshme që janë vërejtur në të kaluarën, është marrë vendimi për tu sjellur Kodi i sjelljes etike, me qëllim të parandalimit të tyre.

Partnerët tanë ndërkombëtarë, SHBA dhe BE, kanë investuar shumë para në luftën kundër korrupsionit, qeverisjes së mirë dhe pavarësisë së sistemit gjyqësor. Cilat janë prioritetet kryesore të Qeverisë tuaj në luftën kundër korrupsionit?

Arben Fetai: Për mua, si Zëvendës Kryeministër përgegjës për Qeverisjen e Mirë, është e papranueshme që një vend që synon të bëhet pjesë e Bashkimi Evropian të përballet me epidemi të korrupsionit siç ishte rasti në qeverisjen paraprake. Ky problem, që është përkeqësuar në mandatin e fundit, nuk mund të zgjidhet vetëm me një masë apo mekanizëm.

Në lidhje me veprimet konkrete në luftën kundër korrupsionit që do të veçoja nga ana e
Qeverisë sonë reformuese, janë këto tre prioritete.

Së pari, revizionet sistemike të çdo institucioni ku dimë se ka pasur ose kemi marrë njoftime dhe denoncime për shkelje që lidhen me nivele të larta të korrupsionit, për të siguruar që ata që janë përgjegjës për këto veprime të përgjigjen para ligjit.

Së dyti, një prioritet i rëndësishëm është ndryshimi i Kodit Penal, dhe do të pamundësohet vjetërsimi i lëndëve të korrupsionit dhe do të rikualifikohen shumë krime, në përputhje me praktikat evropiane dhe me kornizat antikorrupsion të Bashkimi Evropian.vetëm e rritën pandëshkueshmërinë.

Si pika e tretë e vendosur lartë në programin qeveritar dhe pa të cilën nuk mund të kemi një luftë të plotë kundër korrupsionit është realizimi i reformave sistemike në sistemin gjyqësor.

Ne do të dëshmojmë vullnet të qartë politik për të çrrënjosur korrupsionin, gjë që qartazi mungonte në të kaluarën.

Raporti më i fundit i Departamentit të Shtetit për të Drejtat e Njeriut vlerëson se korrupsioni është i pranishëm në të gjitha degët dhe nivelet e qeverisë. Cili do të jetë angazhimi juaj për ta ndryshuar këtë?

Arben Fetai: Për mua, si qytetar dhe si Zëvendës Kryeministër, ky vlerësim i Departamentit të Shtetit është një alarm që duhet trajtuar shumë seriozisht. Kur e lexoni raportin, do të vëreni se një ndër kritikat kryesore është se qeveria e kaluar miratoi ndryshime në Kodin Penal, që ndikuan në mënyrë të konsiderueshme në ndjekjen dhe dënimin e veprave penale të lidhura me korrupsionin, fillimisht duke e ngadalësuar dhe më pas duke kthyer pandëshkueshmërinë në rregulll.

Në raport gjithashtu do të lexoni se frenuesit kryesorë janë nepotizmi, klientelizmi dhe proceset gjyqësore të gjata pa një zgjidhje përfundimtare, që trajtojnë pikërisht temën e korrupsionit. Është skandaloze që as në vitin 2023, as në vitin 2024, nuk kishim asnjë rast dënimi përfundimtar në rastet e korrupsionit të nivelit të lartë, ndërkohë që përballemi me një epidemi korrupsioni.

Nga kjo është e qartë se kemi përpara një sfidë jetike për të vendosur një pozicion të ri fillestar nga ku mund të fillojmë një luftë të re kundër korrupsionit, përmes tre prioriteteve kryesore të kësaj Qeverie që i theksova më lartë.

Në vendin tonë zakonisht ka pak denoncime për raste korrupsioni. A ju shqetëson kjo?

Arben Fetai: Fakti që numri i rasteve të denoncuara për korrupsion është i vogël, nuk reflekton gjendjen reale në shtet. Pyetja pse është kjo punë kështu, ndoshta duhet të shikojmë të kaluarën, e cila është rezultat i disa situatave dhe faktorëve. Së pari, fajin do ta kërkoja te institucionet, ose te qeveria, e cila ka treguar indiferencë, madje mungesë interesi për këto dukuri të paligjshme, duke ndikuar edhe në besimin e qytetarëve se denoncimet e tyre do të sjellin fruta. Gjithashtu, është reale edhe frika nga presionet partiake dhe kërcënimet, dhe këtu qeveria ndoshta nuk ka kryer detyrën e saj në mbrojtjen e sigurisë së atyre që duhet të raportojnë këto veprime të paligjshme.

A mendoni se në institucione duhet të ketë mekanizma që punojnë për të parandaluar rastet e abuzimeve dhe korrupsionit?

Arben Fetai: Pa dyshim, korrupsioni është një murtajë që e shkatërron shoqërinë dhe gjithashtu shkakton pasoja negative në funksionimin e përgjithshëm të sistemit, e pamundëson zhvillimin ekonomik, cënon sigurinëdhe gjithashtu shkakton rritjen e zhgënjimit te të gjithë qytetarët, duke e tronditur sistemin e vlerave.

Roli kryesor i qeverive në demokracitë e pjekura është të mos lejojnë që kjo e keqe shoqërore të minojë buxhetin e shtetit dhe të depërtojë në çdo pore të shoqërisë. Prandaj, një imperativ në punën e çdo qeverie është të hyjë në një luftë të pa kompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke përdorur të gjithë instrumentet ligjorë të disponueshme.

Pa dyshim e them se detyra jonë si Qeveris është të përgatisim mekanizma të përshtatshme për parandalimin e veprimeve korruptive, dhe të ndëshkojmë në mënyrë të duhur në segmentet ku janë identifikuar veprimet korruptive.

Kjo do të arrihet vetëm përmes forcimit dhe krijimit të një sistemi masash dhe krijimit të institucioneve që do të punojnë në mënyrë transparente në funksion dhe shërbim të qytetarëve dhe opinionit. Vetëm atëherë do të kemi një fotografi të qartë për atë që po ndodh dhe sa po kanë sukses masat që po i ndërmarrim.