Lideri i BDI-së Ali Ahmetit pyeti koalicionin VLEN se mos oreksi për pushtet i shtyu që të gabojnë, e për këtë, u përgjigj Arben Taravari.
Taravari tha se oreks për pushtet ka pasur vet Ali Ahmeti, pasi ka qëndruar për 22 vite në pushtet, ndërkohë që i uroi të jenë opozitë konstruktive dhe siç tha, do të maten në zgjedhjet lokale të vitit 2025.
“Nëse ka pasur dikush oreks për pushtet, është padyshim Ali Ahmeti. 22 vjet në pushtet. Unë i uroj shëndet, i uroj që të jetë sa më i relaksuar, të jetë opozitar i vërtetë dhe konstruktiv. E bukura e politikës është që ndonjëherë të jesh në pozitë, ndonjëherë në opozitë. Tash besoj se disa vjet zotëri Ahmeti do të punojë me partinë e vet, do të nxjerrë kuadro që kanë kredibilitet dhe besueshmëri te qytetarët. Testi ynë i parë është matja në zgjedhjet lokale, ja ku janë në 2025”, deklaroi Taravari para mediumeve.
Ahmeti ditë më për VLEN-in tha se, për 22 vjet kanë qenë të veshur me pushtet dhe pyeti nësse oreksi për pushtet, oreksi për rahati, apo çka tjetër u shtyri që të gabojë VLEN.
“Nuk e di çka ndodhi në kampin të quajtur opozitar, sepse opozitar asnjëherë nuk kanë qenë, të gjithë, kanë qenë të veshur me pushtet për 22 vjet dhe ju të gjithë e dini. Se çka i shtyri të bëjnë këtë gabim, këtë përgjigje duhet ta japin ata. Oreksi për pushtet, oreksi për rahati, apo çka tjetër”, tha Ahmeti. /Nistori/