Në politikë kam hyrë për të sjellë ndryshime dhe kërcënimet nuk më frikësojnë. Kështu u shpreh kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në emisionin “Samo Vistina” në Kanal5. I pyetur për atë se deri ku është zbardhja e rastit me plumbin që u gjend në oborrin e shtëpisë së tij ai tha se nuk e frikësojnë fare këto kërcënime.

“Deri në fund të karrierës time politike do të tentoj që të kontribuojë për ndryshimet që duhet të ndodhin në bllokun shqiptar. Mendoj se demokracia është ndryshim. Nëse nuk ka ndryshime nuk ka demokraci në atë shtet. Ndryshimi çdoherë është shpresë”, u shpreh Taravari.

Ai tha se si profesionist dhe si njeri do të tentojë që ta mbajë linjën e partisë së tij ku ka filluar.
“Hyra në politikë për të bërë disa ndryshime dhe shpresoj dhe jam i bindur se do të ndodhin ato ndryshime”, deklaroi Arben Taravari, kandidat i VLEN-it për president të shtetit.