Latif Arifi, i sheh inekzistente mundësitë për zgjedhje të parakohshme vitin e ardhshëm në Maqedoninë e Veriut.
Sipas të gjitha gjasave nuk besoj se do ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare, por vetëm zgjedhje të rregullta lokale.
Pavarësisht deklaratës së Kryeministrit që dha në Kuvend se Lëvizja Socialdemokrate po përgatitet për zgjedhje bashkë me zgjedhjet lokale.
Ajo ishte sfidë për opozitën. Normale që Ali Ahmeti do të reagojë dhe të shfrytëzojë momente të tilla për përfitime politike.
Zgjedhjet parlamentare vetëm 3 muaj kanë që kanë përfunduar dhe është e pakuptimtë që të ketë zgjedhje vitin e ardhshëm, për sa kohë që qeveria është në fillimet e saj.
Mundësia për zgjedhje parlamentare bashkë me zgjedhjet lokale, për mua është inekzistente.
Reagimet e BDI janë të tilla, pasi vazhdojnë të kontestojnë legjitimitetin e qeverisë dhe sidomos të pjesës shqiptare.
Ata vazhdimisht përsërisin se kjo qeveri nuk ka legjitimitet.
Duke folur për edicionin e lajmeve në MCN TV, Arifi deklaroi se Ali Ahmeti është momenti që të sillet si opozitë konstruktive.
Sa i takon ligjit të gjuhës, ai tha se shqipja është në Kushtetutë, por në marrëveshjen e Ohrit është e cituar si gjuhë që flitet nga 20% e popullsisë dhe se me Kushtetutë duhet të ishte gjuhë zyrtare.
Sipas tij aktualisht ligji është i mangët dhe duhet të plotësohet.