Latif Arifi, nuk e sheh historik postin e Talat Xhaferit si Kryeministër në qeverinë teknike të Maqedonisë së Veriut.

Duke folur për edicionin e lajmeve në MCN TV, ai tha se posti i Kryeministrit teknik nuk është ai post që para katër viteve synoi në fushatë Ali Ahmeti, pasi ky post është me mandat të kufizuar dhe me menaxhime teknike.

Ai sqaroi se një mandat i tillë vjen si rezultat i pas krizës së vitit 2016, ku me Kodin Zgjedhor u përcaktua që 100 ditë para zgjedhjeve të krijohet një qeveri teknike në mënyrë që procesi të jetë më i besueshëm dhe ku pjesë të jetë edhe opozita.

Roli i Talat Xhaferrit nuk është arritje historike e shqiptarëve. Shqiptarët kanë shumë më tepër nevoja.

Sot ka shumë më pak shqiptarë, për shkak të kushteve dhe korrupsionit në nivel shteti.

Është figurë e ricikluar, s’ka ngelur post pa marrë, nga deputet, ministër, kryetar parlamenti.

Nuk është çudi që gjatë verës të jetë dhe kryetar i federatës së futbollit të Maqedonisë.

Në periudhën që ka menaxhuar Kuvendin e Maqedonisë nuk ka qenë në nivelin e duhur, sjellja e tij lë shumë për të dëshiruar.

I ka bërë kufizime opozite dhe fjalori i tij, ka pasur një gjuhë jo të pëlqyeshme, ka fyer dhe sharë punonjësit e Kuvendit.

Roli i zotit Xhaferri në 100 ditë nuk do bëj histori, është një procedurë teknike për të drejtuar zgjedhjet.

Faktori shqiptar ka ditur të bëhet bashkë dhe kur ndryshimi i emrit. Shqiptarët kur janë për tema të integrimit, apo çështjeve të shqiptarëve, ata bëhen bashkë.

Më tepër ky post i shërben Ali Ahmetit, se sa shqiptarëve. Sot mbi Ahmetin rëndojnë shumë afera korruptive, me në qendër nipërit e tij.

Ali Ahmeti duhet të ishte figurë kombëtare që vërtetë ndryshoi historinë në 2001 me konfliktin që e menaxhoi me sukses, por tani është e korruptuar.

Mendoj se tani duhet të kalojë në opozitë se i shërben më mirë demokracisë. Një klikë rreth Ahmetit kanë uzurpuar skenën politike, vetëm riciklojnë postet, i tillë është dhe zoti Talat Xhaferri.

Ka shumë djem të rinj që meritojnë të jenë edhe Kryeministra, edhe ministra. Ajo që ka rëndësi është që procesi zgjedhor që do menaxhojë Talat Xhaferri të jetë në rregull.

Sa i përket partive shqiptare se kush pritet të jetë përcaktuese në krijimin e qeverisë së ardhshme, Arifi shprehet se përcaktuese pritet të jetë Aleanca për Shqiptarët dhe gjithë treguesit thonë se kjo parti do jetë përcaktuesja e zgjedhjeve.

Megjithëse pritet në ditët në vijim që Aleanca për Shqiptarët të marrë një vendim, do jetë me opozitën shqiptare apo Ali Ahmetin, me informacionet që jam Aleanca Shqiptare do jetë pjesë e opozitës.

Sipas tij, thirrja e Ali Ahmetit drejtuar partive shqiptare që të bëhen bashkë në mënyrë që të rrisin dhe fuqinë në elektorat, nuk e sheh shumë të sinqertë.

Përcaktimi perëndimor i gjithë partive shqiptare, është thuajse i padiskutueshëm, më tepër thirrja të bëhemi bashkë është që të shpëtojmë Ali Ahmetin, për shkak të krizës që ai dhe partia e tij.

Edhe pas formimit të qeverisë jam i sigurtë që nuk ka parti politike shqiptare që të bashkohet në një bllok për ta humbur rrugën drejt Europës.

Qeveria e Shqipërisë ka ndikim në Maqedoninë e Veriut, ashtu sikundër dhe e Kosovës. Se jemi të lidhur ngushtë.

Fatkeqësisht qeveria shqiptare vitet e fundit, nuk ka qenë aq korrekte me partitë politike shqiptare.

Rolin e ka të cunguar, pasi vazhdimisht mbështet një politikë të partisë së Ali Ahmetit.

Edhe kësaj radhe është thuajse i njëjti qëndrim i Kryeministrit shqiptar në mbështetje të Ali Ahmetit.

Partitë opozitare kanë mbështetjen e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Albin Kurtin dhe këto zgjedhje duket sikur do jenë një garë nëse shqiptarët duan Edi Ramën dhe Albin Kurtin.

Unë mendoj se shqiptarët e Maqedonisë janë më afër me Albin Kurtin dhe besoj se në maj do të ndodhë ndryshimi.